Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit lidhur me ligjin e Dekriminalizimit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pretendonte se disa nene të këtij ligji janë të papajtueshëm me Kushtetutën.
Njëra prej tyre ishte privimi i së drejtës së votës për persona të dënuar për disa veprave penale
KSHH i ishte drejtuar Gjykatës me kërkesë për shfuqizimin e nenit 2 pika 4 për ligjin e dekriminalizimit dhe nenet përkatëse që kanë lidhje me këtë nen si të papajtueshme me kushtetutën dhe me nenin 3 të protokollit një shtesë të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Më 11 prill Drejtorja Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erinda Skëndaj deklaroi :
Ligji për dekriminalizimin e zgjeron rrethin e veprave penale për të cilat privohen të dënuarit nga ushtrimi i të drejtës së votës përtej kufizimit kushtetues, pra nuk kemi asnjë rast të justifikuar dhe asnjë rast përjashtimor.
Kjo është hera e dytë që ligji për dekriminalizimin përfundoi në Gjykatën Kushtetuese. Më parë disa nene të këtij ligji u ankimuan nga avokati i ish kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga Gjykata e cila nuk pranoi ta shqyrtonte
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/