Spaho: PS është e interesuar të mbajë PD jashtë Parlamentit

Spaho: PS është e interesuar të mbajë PD jashtë Parlamentit

58
0
Shares

Partia Demokratike pritet të mbledhë nesër grupin parlamentar ku do të diskutojë qëndrimin e vet politik pas vendimit të Byrosë parlamentare për përjashtimin e Berishës nga Kuvendi për 10 ditë.

Fill pas këtij vendimi ka pasur një deklaratë nga nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho i cili tha se dihej përfundimi i kësaj mbledhjeje për sa kohë vendimi është në dorë të mazhorancës në Byro.

“Nuk është se prisja ndonjë vendim ndryshe nga ajo që ishte formuluar ne kërkese, me mekanizmin e votave që kanë në Byro dihet përfundimi i mbledhjes. Por unë theksova se gjithçka që është cituar dje nga ish kryeministri Berisha në seancë, kanë qënë akuza me karakter politik që i janë drejtuar direkt kryeministrit të cilat prisnin përgjigje por që kryeministri i bëri bisht. Eshtë e disata herë që ndodhemi në një situatë të tillë. Mendoj që është kthyer për të qeshur e për të qarë pasi po të jesh deputet me lidhje me krimin, kontrabandist, trafikant apo të jesh zhvatës i fondeve publike konsiderohesh i nderuar, respektohesh dhe ke vend në Parlament. Gjithashtu nëse ke kontribuar në ngritjen e një Kuvendit të tillë dhe jo vetëm Kuvendi por edhe të organeve të qeverisjes vendore, po të kesh vendosur drejtues që i përkasin këtij grupi individësh që përmenda më sipër, konsiderohesh drejtues i zoti e madje të atribuohet merita e shtetformimit, po krijon shtet. Pavarësisht se ky mund të jetë shteti i horrave. Në të kundërt, po qe se demaskon prezencën e këtyre individëve në Kuvendin e Shqipërisë apo në nivele të ndryshme të pushtetit vendor, përjashtohesh nga Kuvendi me argumentin se është shkelur Kodi i Etikës. Dhe kjo lloj etike dominoka mbi prezencën e individëve me rekorde të tilla kriminale. Përshembull në Kuvend mund ti drejtohesh kolegut e ti thuash “ti ha veshët”, e në këtë rast konsiderohesh burrë i mirë e madje trim. E nëse ndokush do ngrihet dhe do të thotë se kemi individë që bejnë të tilla kërcënime rrezikon të përjashtohesh nga Kuvendi për shkelje të Kodit të Etikës, e madje të përfundosh i sulmuar në ndonjë qoshe të Tiranës. Më është krijuar bindja pasi është e disata herë që sapo i afrohemi momentit të votimit të Reformës në Drejtësi, një grup brenda PS-së është i interesuar që ta shohë PD-në jashtë parlamentit dhe ndaj ndërmarrin iniciativa të tilla që realizohen lehtësisht me mekanizmin e votës që kanë në Byronë e Kuvendit”, tha Spaho.​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY