Kulla mbi stadium, KRT i shton edhe disa kate

Kulla mbi stadium, KRT i shton edhe disa kate

58
0
Shares

Kulla që do të ngrihet mbi stadium nuk është më një cështje në diskutim por e vendosur nga një vendim i Këshillit Kombëtar të Territorit.

Edhe spe kishte rezistencë nga opozita, media dhe shoqëria civile, qeveria jo vetëm nuk ka ulur katet e kullës por i ka shtuar më shumë ato.

Kulla mbi stadium do të jetë 25 kate.

“Stadiumi, i cili do të jetë i kategorisë së pestë, më të lartë, për nga parametrat cilësorë që do të ofrojë si stadium, por i katërt për nga kategoria për shkak të numrit të spektatorëve, do të ketë gjithashtu edhe një kullë në strukturë. Më parë u përfol se lartësia e saj do të ishte 19 kate, mirëpo në vendim është parashikuar se lartësia e saj do të jetë 24 kate mbi tokë.

Duke qenë se kërkohej partneriteti publik-privat për një ndërtim që do të ngrihet mbi një pronë shtetërore, është dashur vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit, për të marrë vendimin përfundimtar për stadiumin ekzistues, si dhe për t’i hapur rrugë ligjore nisjes së punimeve për impiantin e ri.

Pas dhënies së lejes së ndërtimit nga KKT-ja, tashmë mbeten disa procedura “dytësore” për t’u kryer në Bashkinë e Tiranës nga ‘Shoqëria Kuq e Zi’, për të nisur fillimisht me shembjen e stadiumit ekzistues dhe, më pas, për të nisur nga puna për ngritjen e impiantit të ri”, shkruan Panorama Sport.

Afati për ndërtimine stadiumit dhe kullës do të jetë dy vjet dhe sipërmarrës është kompania “Shoqëria Kuq e zi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY