Italia do të shesë burgjet e vjetra për të ndërtuar të reja

Italia do të shesë burgjet e vjetra për të ndërtuar të reja

76
0
Shares

Italia ka në plan të shesë burgjet historike në Romë, Milano, dhe Napoli, të cilat mbajnë më shumë se tre mijë të burgosur, për të paguar për ndërtimin e burgjeve moderne, ka njoftuar ministri italian i Drejtësisë.

Reuters shkruan se burgu “San Vittore” i Milanos, i ndërtuar në vitin 1879 që mban rreth 750 të burgosur; burgu “Regina Coeli” në Romë, i ndërtuar në vitet 1600 që mban më shumë se 600 të burgosur; dhe burgu “Poggioreale” në Napoli që daton në vitin 1914 me gati 2,000 të burgosur, mund të konvertohen në hotele apo banesat private, sipas gazetës “la Repubblica
, transmeton Gazeta Express.

Burgjet ndodhen në zemër të qyteteve të tyre përkatëse, me “Regina Coeli” në brigjet e Tiber në lagjen popullore turistike të Romës, Trastevere.

Shitja e pasurive të patundshme do të përdoret për të ndërtuar objekte të mëdha dhe më moderne jashtë qyteteve, sipas ministrit të Drejtësisë, Andrea Orlando.

Sistemi i mbipopulluar i burgjeve në Itali, i cili tani mban rreth 54 mijë të burgosur, ishte ndërtuar që të mbajë jo më shumë se 50 mijë të burgosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY