Londër, vdes në burg shqiptari i dënuar për tri vrasje, gjendet i...

Londër, vdes në burg shqiptari i dënuar për tri vrasje, gjendet i mbuluar me jashtëqitje

101
0
Shares

Një i burgosur shqiptar gjeti vdekjen gjatë ditës së sotme në Britani. Shqiptari Ndriçim Sadushi sipas mediave britanike pësoi një arrest kardiak dhe u dërgua menjëherë në spital, ku ndërroi jetë dy orë më vonë. 43-vjeçari kishte një histori të gjatë me depresionin sipas mediave vendase. Ai ndodhej në arrati prej më shumë se 15 vjetësh, ndërsa është shpallur fajtor për tri vrasje dhe një tentativë vrasjeje në Shqipëri në vitin 1997.

PROFIL-KUSH ËSHTË NDRIÇIM SADUSHI

Ndriçim Sadushi ka përdorur të paktën gjashtë emra të rremë gjatë kohës së qëndrimit të tij në arrati, që nga viti kur ka ikur nga Shqipëria. I kërkuari është dënuar me burgim të përjetshëm për një varg krimesh brutale, duke përfshirë edhe tre vrasje, shkruajnë mediat angleze. Agjencia policore kufitare ka thënë se të dhënat e saj tregojnë për hyrjen e Sadushit në Britani në vitin 2000. Mediat, duke iu referuar Policisë shqiptare, theksojnë se shtetasi Ndriçim Sadushi është akuzuar se ka udhëhequr bandën famëkeqe “Kateshi”, e cila ka terrorizuar viktimat në Shqipëri në fund të viteve 1990. Policia ka thënë se Sadushi është i fundit i udhëheqësve të bandës, i cili për të shmangur arrestimin u largua nga Shqipëria, por kohët e fundit është futur në listën e 14 më të kërkuarve të Scotland Yard­it, ku ndodhen vrasës, grabitës dhe përdhunues. Detektivët kanë mësuar se ai ka qenë i fshehur në Londër dhe Merseyside, por përpjekjet për ta gjetur kanë rezultuar të pafrytshme deri në 2012­en.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY