FAKTE TE REJA/Arratisja e Balilit:Shef komisariati u komandua drejtuesi i policisë private...

FAKTE TE REJA/Arratisja e Balilit:Shef komisariati u komandua drejtuesi i policisë private të Klementit

71
0
Shares

Fakte të reja tregojnë se si e kishte ngritur Balili, i quajtur nga CNN si eskobari i Ballkanit, industrinë e tij të trafikimit të drogës, thuhet në një deklaratë të Enkelejd Alibeaj, që drejton departamentin e sigurisë në PD.

“Në fillim ai kapi transportet, pasi Edi Rama e emëroi drejtor rajonal për Sarandën.

Pastaj futi nën kontroll pikat kufitare, duke caktuar përmes Tahirit, si shef të kufirit për komisariatin e Sarandës, Asim Canajn, të cilin Balili e kishte për 10 vite drejtues në biznesin e tij, në policinë private.

Kështu, prej viti 2013, Klement Balili rilindi duke futur në dorë rrugët e transportit të drogës, pasi ishte vetë drejtor, dhe duke pasur gjithashtu në dorë pikat e kalimit të drogës jashtë vendit, me hyzmeqarin e tij, si shef kufiri.

Po çfarë ndodhi kur aksioni ndërkombëtar i policisë greke, belge dhe DEA-s amerikane iu afrua Balilit, dhe ai ia doli të arratisej falë bashkëpunimit të suksesshëm të Tahirit.

Shefi i komisariatit të Sarandës u pezullua për këtë neglizhencë të vogël, dhe në krye të policisë atje, u komandua për disa ditë, pikërisht i punësuari nga Balili, Asim Canaj.

Duhej disa ditë në krye të policisë së Sarandës njeriu i Balilit, për të kopsitur letrat, për të rregulluar punët, apo për të fshirë gjurmët.

Këto fakte jo vetëm dëshmojnë se Tahiri dhe Rama e dinin shumë mirë kush ishte Balilaj, por kishin vënë në dispozicion të tij gjithë infrastrukturën shtetërore”, thuhet në deklaratën e Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY