“Nusja e Partisë” u keqpërdor nga Rama: Ja kush është kryetar i...

“Nusja e Partisë” u keqpërdor nga Rama: Ja kush është kryetar i PS në Kavajë

64
0
Shares

Pas Fred Kobures së Partisë, dhe Elisës së Traut të Ngritur, radha për të bërë gargarë me jargët e shefit i erdhi Oltës, nuses së Partisë, thuhet në një deklaratë të PD, sot në mesditë.

“Nusja e partisë u keqpërdor sot nga Rama për të vënë shenja barazimi mes veprave të rënda kriminale dhe krimeve çnjerëzore të banditëve të rilindjes, me një arratisje nga Shqipëria e Ramizit dhe një aksident rrugor të 24 viteve më parë.

Eshtë qesharake se si Edi Rama mendon të fshehë banditët e tij, duke u kapur pas fijes së kashtës.

Vetëm pak ditë më parë ai katapultoi në krye të PS në Kavajë të dënuarin për drogë e trafiqe Gentjan Daja, i cili iku nga posti i Drejtorit Rajonal të Transportit në Tiranë sepse e kapte ligji i dekriminalizimit.

Por kjo tashmë është normë në partinë e Shullazit dhe Habilajve. Eshtë kthyer normë në partinë e Ndokës, Bardhit, Bushit, Roshit, Cubit, Frrokut, Prengës.

Edi Rama është lidhur prej kërthize me të gjithë të inkriminuarit e tij. Ai nuk ka as vullnetin dhe as dëshirën të ndahet nga ta”, thuhet në deklaratë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY