Shkoi për të lindur, nëna zgjohet pas 5 ditëve pa këmbë

Shkoi për të lindur, nëna zgjohet pas 5 ditëve pa këmbë

82
0
Shares

Kur u zgjua pas 5 ditësh në spital, ku kishte shkuar të sillte në jetë fëmijën e saj, Ella Clarke po përgatitej të përjetonte momentin më të çmuar që çdo nënë e dëshiron. Por në vend që t’i vendosnin në krah vajzën e sapolindur, me ndërhyrje cezariane, mjekët i dhanë lajmin më të tmerrshëm që mund t’i jepnin.

Ajo që në fakt duhet të ishte një ndërhyrje e thjeshtë kirurgjikale për të sjellë në jetë një fëmijë, kishte shkuar shumë keq dhe pas 5 ditësh në gjendje koma, Ella-s duhet t’i priteshin të dyja këmbët në mënyrë që t’i shpëtohej jeta, pasi gjaku i saj ishte mpiksur në gjymtyrë.

nena

Tashmë 31-vjeçarja, përfaqësuesit ligjorë të të cilës po përgatisin dokumentet për të paditur spitalin ku ajo u operua, rrëfen se si jeta e saj u shkatërrua vetëm për një gabim të mjekësve.

“Më duket sikur ma kanë marrë jetën. U ktheva nga një nënë aktive që shkonte në shkollë, punonte dhe ndiqte familjen e saj në kopsht, në një invalide në karrocë me rrota”, – rrëfen 31-vjeçarja.

nena3

Ajo ka dhe 6 fëmijë të tjerë të ardhur në jetë po përmes ndërhyrjes cezariane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY