Mediat italiane: “Shqipëria e De Biazit, mirë, por …”

Mediat italiane: “Shqipëria e De Biazit, mirë, por …”

63
0
Shares

Fitorja që Shqipëria arriti në miqësoren ndaj Katarit me rezultatin 3-1, nuk kaloi jashtë vëmendjes edhe nga shtypi italian.

Gazeta më e madhe sportive në Italin “Gazzetta dello Sport”, vlerësoi me notën “mirë” suksesin e parë të kuqezinjve në prag të finaleve të Europianit, ndësa vuri në dukje gabimet në mbrojtjen që çuan në pësimin e golit të parë, pa u mbushur ende 60 sekonda lojë.

“Testi me Katarin evidentoi një nga problemet e Shqipërisë së De Biazit që shpesh pëson gol për gabime individuale në mbrojtje, si ai që shënoi Abdelkarim Hassan i lënë vetëm në mbrojtje pa u mbushur ende një minutë lojë.

Më pas erdhi reagimi duke barazuar me golin e Ajetit, mbrojtësit të Frozinones që shënoi golin e parë për kombëtaren e tij dhe më pas shënoi Lenjani para përfundimit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë Sadiku mbylli rezultatin me një të djathtë të bukur në shtyllën e dytë”,-shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Ndërsa gazeta tjetër italiane “La Repubblica Sport” ka publikuar një video në të cilën komenton golat e ndeshjes Shqipëri-Katar. “Shqipëria e ka nisur mirë rrugën e saj”,-thuhet në komentin që shoqëron materialin filmik. /panorama sport/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY