Aksident i rëndë, përfshihen 3 makina, mbetet i vdekur 27 vjeçari nga...

Aksident i rëndë, përfshihen 3 makina, mbetet i vdekur 27 vjeçari nga Ulqini

330
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndhodhur në Lezhë ku ka mbetur i vdekur një person. Aksidenti ndodhi gjatë natës, në aksin ish Fabrika e Letrës – Ishull Shëngjin. Sipas burimeve të policisë i vdekur ka mbetur një i ri nga Ulqini i Malit të Zi.

Policia ka arrestuar shoferin e dehur të një automjeti tip Audi A4. Albert (Robert) Delaj 30 vjeç është arrestuar pasi në gjendje të dehur është përplasur me mjetin Audi A6 me targë UL­AS 193 që drejtohej nga malazezi Gazmir Mustafiç. Për pasojë, makina e drejtuar nga malazezi humbi kontrollin dhe u përplas me një automjet tip Benz me targa AA 595 LX që drejtohej nga 44­vjeçarja D.N. Për pasojë, humbi jetën 27­vjeçari nga Mali i Zi dhe mbeti e plagosur jashtë rrezikut drejtuesja e automjetit Benz dhe pasagjerja që ishte në këtë makinë, shtetasha M.GJ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY