Një operacion masiv është zhvilluar nga polica italiane në Bari, duke sekuestruar sasi të konsiderueshme droge dhe ka arrestuar disa persona.Mediat italiane raportojnë se nga operacioni i koduar “Illiria” kanë përfunduar në pranga shqiptarë dhe italianë. Bëhet fjalë për një trafik droge nga deti Shqipëri-Itali, por dyshohet edhe për trafik armësh. Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar “Iliria”. Trafiku i drogës apo dhe armëve, sipas medieve italiane bëhej në rrugën detare.Ndërkohë që pritet edhe një njoftim më i detajuar nga policia italiane në lidhje me operacionin në fjalë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/