PD: Edi Rama krekoset dhe shet mend në asamblenë e NATO-s, droga...

PD: Edi Rama krekoset dhe shet mend në asamblenë e NATO-s, droga dhe armët qarkullojnë sheshit

61
0
Shares

Partia Demokratike, me anë të një deklarate të nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka theksoi se “trafikut të drogës që bëjnë bandat e Tahirit dhe Edi Ramës, i janë shtuar tashmë dhe armët”.

“Krekoset dhe shet mend Edi Rama në asamblenë e NATO-s që mbahet në Tiranë, po droga dhe armët qarkullojnë sheshit. Sot në Bari, janë kapur sasi të mëdha me drogë, me armë dhe me eksplozivë që kishin kaluar nga Shqipëria, që kishin kaluar pikat e kontrollit kufitar pa asnjë problem. Pak muaj më parë, prokurori i antimafias italiane, Kataldo Mota dha alarmin se tashmë përveç kanabisit dhe drogave të forta, nga Shqipëria po vijnë dhe armë. Një fakt për të cilin Europa është e shqetësuar. Bandat dhe trafikantët e Tahirit dhe Ramës, derisa kanë mbuluar vendin me drogë, derisa kanë këtë licensë për veprimtari kriminale, pse mos t’i shtojnë edhe trafikun e armëve? Ata rrisin fitimet. Rritet dhe pjesa e Tahirit dhe e Ramës, rritet 30 përqindëshi i tyre”, shprehet Noka.

“Ndërsa vendi po zhytet çdo ditë në pasiguri, në një republikë të dështuar të sunduar nga krimi, Rama dërdëllet e jep leksione për sigurinë në asamblenë e NATO-s. Shihni çfarë imazhi kemi sot. Shqipëria në vendin e parë në raportin e Bashkimit Europian për prodhimin dhe trafikimin e drogës. 40 ditë më parë, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, i kam kërkuar zyrtarisht Edi Ramës të nisë monitorimin nga ajri të territorit, pasi të dhënat flasin për pesëfishim të parcelave të mbjella me kanabis. Dhe i kam kërkuar të bëjë publike të dhënat e monitorimit. Ai nuk përgjigjet. Situata është përkeqësuar edhe më shumë, pasi tashmë pjesë e trafikut të paligjshëm, të biznesit kriminal të drogës janë bërë dhe armët”, shtoi Noka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY