Flet vëllai i 55-vjeçarit që u vra më thikë: Prej kohësh konflikte...

Flet vëllai i 55-vjeçarit që u vra më thikë: Prej kohësh konflikte me autorin

57
0
Shares

Kemi pasur prej kohësh konflikte me autorin, por nuk mendonim se gjerat do arrinin deri këtu
”. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Televizionin Klan vëllai i 55-vjeçarit, Luan Koprencka, i cili mbeti viktimë mëngjesin e sotëm pasi një sherri me thika në Kombinat.

Ai ka treguar se konflikti me Alban Hykën, ka nisur pasi Luani jetonte në katin e dytë të një banese, ku poshtë (në katin e parë), i riu kishte hapur një lokal.

Luani jetonte në katin e dytë të banesës. Poshtë kishte një lokal që ishte hapur kohët e fundit. Kemi pasur konflikte për shkak të zhurmave të lokalit. Gjithashtu edhe pasi nga shtëpia e Luanit rridhte ndonjëherë ujë poshtë, për shkak të amortizimit të ndërtesës. Ai jetonte në kushte të vështira ekonomike. Për vrasjen tani e kemi lënë në dorë të shtetit
”, ka thënë vëllai i 55-vjeçarit për Televizionin Klan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY