250 doza heroinë u janë gjetur 4 të rinjve të cilët janë vënë në pranga nga Policia e Elbasanit mëngjesin e sotëm. Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar “Përparimi”, i organizuar nga oficerët e antidogrës së policisë së Elbasanit.
Të rinjtë që u arrestuan në flagrancë janë:
Edison Kaçaniku, 25 vjeç, banues në Elbasan.
Edison Nasufi, 26 vjeç, banues në Elbasan.
Mendor Xhezairi, 26 vjeç, banues në Elbasan.
Tomi Kaçaniku, 23 vjeç, banues në Elbasan.
Këta persona, u arrestuan nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi në aksin rrugor Peqin – Elbasan, në afërsi të fshatin Përparim, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkskagen” me targa EL 6892 B, dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Edison Kaçaniku, u gjetën 250 doza materiali pluhur, i dyshuar me atë të llojit heroinë.
Si prova materiale janë gjetur:
250 doza material pluhur me ngjyrë kafe, i ngjashëm me lëndën narkotike Heroinë
5 telefona celularë
Mjetin tip “Volksvagen” me targa EL 6892 B
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/