Fier, në pranga 3 persona, sulmuan burgun e sigurisë së lartë

Fier, në pranga 3 persona, sulmuan burgun e sigurisë së lartë

64
0
Shares

Blenard Fejzulla

Kanë tentuar të cënojnë burgun e sigurisë së lartë në Fier, një institucionin të sigurisë së veçantë, arrestohen 3 shtetas. Në pranga janë vënë Altin Patoku, 41 vjeç, Arber Fejzulla, 31 vjeç, dhe Blenard Fejzulla, 36 vjeç, i dënuar në mungesë me 15 vite burg për “trafik droge”.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri­tjetrin, kanë shkuar në I.E.PV e Fierit dhe kanë ofenduar me fjalë fyese stafin e Policisë së Burgut. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orë 15:15 minuta dhe mësohet se tre të arrestuarit ishin në gjendje të dehur dhe kanë kundërshtuar me forcë veprimet e punonjësve të policisë së burgut, të cilët po kryenin detyrën duke i njoftuar ata për përfundimin e orarit zyrtar të vizitave në këtë burg, raporton “Balkan Ëeb”.

Kreu i këtij institucioni, Arjan Hasani, e cilëson këtë një rast të paprecedentë ndaj një institucioni të sigurisë së veçantë, siç është burgu i sigurisë së lartë në Fier.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërrutur edhe forcat e policisë së rendit, të cilat bënë të mundur arrestimin e tyre, ku rezultoi se 36­ vjeçari Blenard Fejzulla, ishte person me precedentë të mëparshëm penal dhe i shpallur në kërkim për “trafik droge”. Ai ishte dënuar në mungesë me 15 vite burg, për “trafik droge” dhe “pjesëmarrje në organizata kriminale’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY