Një i ri vendos që të blejë pantallona xhinsi në një dyqan online, por habitet nga porosia që i vjen në shtëpi.
20-vjeçari George Riggall nga Leicester e kishte bërë porosinë e pantallonave me masën e saktë.
Djali kishte blerë edhe më herët xhinse tek dyqani online i veshjeve dhe ishte i sigurt për seriozitetin e kompanisë së modës.
Por ato që erdhën ishin shumë më të gjata se masa normale, dhe bënë që nëna e tij të qeshte me të madhe.
“Nuk e di kujt mund t’i bëjnë të tilla xhinse. Askujt me siguri”, shkroi ai kur postoi foton në rrjetet sociale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/