Ish kryeministri Berisha ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook për dorheqjen e kryebashkiakut të Kavajës Ervis Rroshi duke thënë se “Elvisin e mori Ervisi” më tej ai rëndit disa akuza për kryeministrin Rama të bëra publike nga medja të ndryshme. Ai ngre pyetjen se “Po Edin a do ta marrë me vete emri Edvin”? Berisha fajëson Ramën për futjen në parlament të personave me precedent penal ose “kriminele” sic e quan ai: Duke dënuar dhe një herë me ashpërsinë më të madhe Edi Ramën, si kryekriminel për futjen e krimineleve në parlament dhe pushtetin vendor, i bej thirrje të shpjegohet publikisht për motivet e maskimit të tij me ndryshimin e emrit nga Edvin në Edi”, perfundon Berisha.
JA STATUSI I PLOTË I SALI BERISHËS
Elvisin e mori Ervisi, emri me te cilin ishte denuar. Po Edin a do ta marre me vete emri Edvin?
Ne kohen kur Edi quhej Edvin ai u akuzua per:
– Dosjen e tmerrshme spanjolle, e cila permban edhe vrasje te llahtarshme( perfolur ne media).
– Letren e Kadriovskit ku akuzohet per rrembimin e droges dhe zhdukjen e bashkeshortes se tij (letra tashme e bere edhe publike).
– Shitjen ne Paris te ikonave te vjedhura, histori kjo e nje çuni shqiptar qe nuk quhej Ervis por Edvin (akuza direkt e Fatos Nanos qe tha se e solli nga Parisi me thonje te piset tek shiste ikona te vjedhura)!
Duke denuar dhe nje here me ashpersine me te madhe Edi Ramen, si kryekriminel per futjen e krimineleve ne parlament dhe pushtetin vendor, i bej thirtre te shpjegohet publikisht per motivet e maskimit te tij me ndryshimin e emrit nga Edvin ne Edi! sb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/