VIDEO/ Muzeu rumun kthen rastet e korrupsionit në art

VIDEO/ Muzeu rumun kthen rastet e korrupsionit në art

63
0
Shares

Disa nga rastet më të famshme të ryshfeteve në Rumani janë bërë subjekt i imazheve në një muze on-line të krijuar për të nënvijëzuar problemet e vendit me korrupsionin.

Muzeu on-line i korrupsioni u ngrit për të nxjerrë në pah “pikë e nxehtë të jetës së përditshme, të biznesit, të jetës ekonomike dhe politike” në Rumani, sipas Kinecto Isobar, agjencisë dixhitale të marketingut që kohët e fundit krijoi sajtin.
“Njerëzit tanë të korruptuar e kanë kthyer ryshfetin në art. Disa ryshfetet janë aq të pabesueshme saqë nuk dihet nëse janë të vërteta apo të shpikura”, thotë mesazhi hyrës në faqen e Muzeut të Korrupsionit.
Faqe ka dy komponentë kryesorë – Kuizin e Ryshfetit dhe Galerinë e Mitmarrjes.
Kuizi fton vizitorët të testojnë njohuritë e tyre në lidhje me rastet e korrupsionit në vend, ndërsa galeria shfaq imazhe virtuale që përshkruajnë incidentet më “origjinale” të ryshfetit në Rumani.
“Ryshfeti në varreza” përshkruan rastin e ish-ministrit të Financave Darius Valcov, i cili u akuzua se kishte marrë ryshfet në një varrezë.
“Salsiçe dhe shpirtra” i referohet rastit të ish-ministrit të bujqësisë Decebal Traian Remes, i cili u burgos ngaqë mori një ryshfet prej 15.000 eurosh dhe produkte ushqimore të tilla si mish dhe alkool.
Muzeu në internet është në dispozicion vetëm në gjuhën rumune.
Rumania ende konsiderohet si një nga shtetet më të korruptuara në Bashkimin Europian dhe ka bërë vetëm progres të kufizuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që kur hyri me BE në vitin 2007.
Por në vitet e fundit, numri i zyrtarëve të lartë të dënuar për marrje ryshfeti është rritur ndjeshëm.
Në të njëjtën kohë, marrja e ryshfetit mbetet një pjesë e jetës në të gjitha nivelet e shoqërisë. Është ende e zakonshme të paguash dhurata në të holla për të siguruar trajtim mjekësor, për të marrë dokumentet thelbësore nga zyrat qeveritare apo për të kaluar provimet shkollore dhe universitare.

Autor: Cristina Bucureasa
BIRN
Bukuresht

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY