Një javë pasi Prokuroria dërgoi në gjyq dosjen me skandalin e naftës “Virgin”, ku ishte e përfshirë dhe ish – numri 2 i Doganave, Lula Njebza, Gjykata e Lartë e ka lënë të lirë ish – zyrtaren.
Njebza u hetua me masën e sigurisë “arrest me burg”, por gjyqtari Edmond Islamaj ka vendosur ta ndryshojë masën.
Për të është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ish – Nëndrejtoresha e Doganave dhe 4 vartës të saj kanë përfunduar në gjyq për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Sipas hetimeve, zyrtarët e Doganave kanë favorizuar biznesmenin Adrian Xhillari për të tregtuar naftë të papërpunuar.
4.4 milionë litra naftë bruto janë shitur në Tiranë dhe Durrës duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 2 milion eurosh.
Ndërsa dëmi i shkaktuar mjedisit dhe automjeteve të qytetarëve është i pallogaritshëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/