Partia Socialiste pritet të dërgojë nesër në Prokurori një kërkesë përmes së cilës synon të aktivizojë zyrën e prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin e deklaratës së deputetit demokrat Flamur Noka.
Procesin e mbledhjes së firmave poe drejton deputeti Taulant Balla.
Prej një jave, pothuajse cdo ditë, deputetë të PS kanë kërkuar zbardhjen e formularit të Nokës me pretendimin se nuk është shënuar dëbimi i tij nga ish-Jugosllavia në vitin 1991.
PS po tenton të neutralizojë sadopak traumën e largimit të Kryetarit të bashkisë së Kavajës si dhe mundësinë që të paktën tre kryetarë të tjerë bashkish të detyrohen të lënë mandatin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/