IframeNë emisionin Komiteti, i drejtuar nga Berat Buzhala, prodhim i Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini, ish- deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka folur për lëvizjen “Zgjidhja”, numrin e të anëtarësuarve në të, dhe lidhjen që ka kjo strukturë politike me PS-në. Lëvizja “Zgjidhja” me lider Kokëdhimën, numëron me mijëra anëtarë të saj.
Sipas Kokëdhimës, tashmë lind nevoja që kjo lëvizje të gjejë përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë.
Por si e sheh ai zgjidhjen?
Kokëdhima thotë se do t’i propozojë Edi Ramës që në listat e Partisë Socialiste të jenë kandidatë për deputetët edhe përfaqësues të propozuar nga lëvizja “Zgjidhja”.
Kokëdhima rrëfen se ka kërkuar edhe një takim me kryeministrin Edi Rama për të trajtuar këtë çështje, dhe situata të tjera të aktualitetit politik në vend. Por ai shton më tej se ky takim u anulua si mundësi pas një interviste televizive që ai dha në një televizion lokal në Shqipëri, për shkak se siç ai ngre dyshime, Ramës nuk i kanë lënë “shije të mirë” deklaratat e bëra prej tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/