Hahn apel politikës: Bëni km e fundit për “drejtësinë”, gjeni kompromisin

Hahn apel politikës: Bëni km e fundit për “drejtësinë”, gjeni kompromisin

62
0
Shares

Komisioneri për Zgjerimin i BE, Johannes Hahn, nxit klasën politike të bëjë kilometrin e fundit për miratimin e reformës në drejtësi. Në një deklaratë për mediat, Hahn thotë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të sinjalizonte një angazhim të qartë ndaj standardeve evropiane dhe procesit të integrimit evropian.

“Përshëndes punën konstruktive të bërë deri tani për reformën themelore të drejtësisë në Shqipëri që është mbështetur nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë si Euralius, OPDAT apo Komisioni i Venecias. Një miratim i shpejtë i reformës dhe zbatimi i saj pasues është tashmë kyç. Kjo jo vetëm që do t’i përgjigjej mbështetjes së madhe publike në Shqipëri për reformimin e sistemit të drejtësisë, por do të sinjalizonte gjithashtu një angazhim të qartë ndaj standardeve evropiane dhe procesit të integrimit evropian.
Tani është me rëndësi të bëhet dhe kilometri i fundit dhe të sigurohet shumica prej dy të tretash që nevojitet për ndryshimet përkatëse kushtetuese”, është shprehur Hanh.

Gjithashtu Komisioneri Hahn apelon palët politike të dalin mbi interesat e tyre individuale dhe të gjejnë kompromise për çështjet e mbetura politike.

“Prandaj, i nxis të gjitha palët, përfshirë opozitën, që ta vendosin interesin e vendit të tyre dhe atë të qytetarëve mbi interesat e tyre individuale dhe të gjejnë kompromise për çështjet e mbetura politike, pa kompromentuar thelbin e draft reformës të pranuar ndërkombëtarisht. Ditët e ardhshme do të vendosin nëse Shqipëria do të përparojë drejt Kampionatit Evropian apo nëse do të qëndrojë në fazën e grupeve”, ka thënë Hanh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY