Presidenti Nishani dekorohet nga Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, me Urdhrin “Stara...

Presidenti Nishani dekorohet nga Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, me Urdhrin “Stara Planina” të Gradës së Parë

45
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u dekorua nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev, me urdhrin më të lartë të Republikës së Bullgarisë “Stara Planina” të Gradës së Parë, me motivacionin: “për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve bullgaro-shqiptare”.


Presidenti Nishani e falënderoi Presidentin e Bullgarisë për vlerësimin dhe mirënjohjen dhe u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe miqësia mes popullit shqiptar dhe atij bullgar, sot kanë marrë dimensione të reja bashkëpunimi.

Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke shprehur bindjen se kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe për hapjen e negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian.


Presidenti Nishani e siguroi Presidentin e Bullgarisë Plevneliev për vullnetin e Shqipërisë për t’i zhvilluar e forcuar më tej marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit mes dy vendeve, në dobi reciproke por edhe për të gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

Kjo është medalja e dytë e këtij niveli të marrë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, pas “Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane, Kalorësit të Kryqit të Madh” të marrë nga Presidenti i Republikës Italiane, në vitin 2014, në shenjë vlerësimi për meritat e larta të Kreut të Shtetit shqiptar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të thella të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe popujve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY