Ashpërsohet gjuha mes Tahirit dhe Blushit, Tahiri: Ti nuk je socialist

Ashpërsohet gjuha mes Tahirit dhe Blushit, Tahiri: Ti nuk je socialist

53
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka replikuar nga foltorja e Kuvendit me deputetin Ben Blushi pas fjalës së tij akuzuese për mënyrën se si PS po mbron banditët dhe përdhunuesit. Pasi Deputeti Ben Blushi duke ju drejtuar kolegëve të PS-së tha se si “në krye të Bashkisë vumë një përdhunues”. Kjo ka ashpërsuar edhe më tej gjuhën mes tij dhe ministrit Saimr Tahiri i cilii i ka thënë Blushit se “ti nuk je Socialist”.

“Nuk u preka pak nga ajo që dëgjova. Për sa kohë kjo foltore është kthyer në atë të akuzës dhe gjykimit ndaj kujtdo pa asnjë kufi moral e respekt ndaj atyre që në këtë sallë as kanë pasur, kanë e do kenë ndoshta mundësinë e as është e drejtë ti quash si pjesë e PS të lidhur me krimin, bandave e me radhë. Unë hyj te ata që jam akuzuar nga opozita e Berisha pafundësisht, kam dëgjuar që edhe bombat në shtëpinë time i kam vënë vetë, që jam i lidhur me drogën e jam mafioz, që drejtoj trafikun e drogës, kultivimin, e atje lart janë ca të rinj, e jashtë sallës të tjerë, që s’na kanë kusur të dëgjojnë akuza, e as për parti të mbrojnë banditët. I fundit që do doja të dëgjoja të tilla gjëra je ti Blush, se është një gjë ta dëgjosh nga Saliu e opozita se kjo është pjesa e të bërit politikë, por jo nga ty e të thuash që s’je socialist se socialistët mbrojnë kriminelët nuk e pranoj, jam i fyer. Kush i mbron bandidët këtu, unë, Dashi, Pandi, Gramozi, Erjoni e me radhë?”­ tha Tahiri. Tahiri pyet se cfarë po i thuhet qytetarëve këtu, që këtu në kuvend është legjitime të akuzosh këdo, të drejtosh gishtin ndaj kujtdo, të bësh prokurorin e gjyqtarin, nuk është kjo Shqipëria, e refuzoj idenë që këtu ka kriminelë më shumë se c’ka pasur, banditë me shumë se c’ka pasur, nuk merrem me këtë, kjo i takon institucioneve, ne duhet të të gjykohemi secili për veten e kolektivisht për vendimet që marrim. “Dëgjova që ti the se s’je socialist se socialistët mbrojnë bandat, kjo është cështja jote, edhe sipas meje nuk je më në fakt, por kjo ka të bëjë me atë sa të drejtë duhet të jemi me njëri­tjetrin dhe me qytetarët. Ne ndahemi me të kaluarën, shumë, këtu në këtë Kuvend e kam pyetur Berishën pse e mban Sefgjinin në detyrë edhe kur ishte në arrest shtëpie, ne ndahemi edhe kur një kryetar bashkie i PS, po, i mbështetur nga PS deri në momentin kur me fakte të pakundërshtueshme doli që ka probleme që nuk e zgjidh me PS­në, por duhet ta zgjidhë me drejtësinë. Ky është qëndrimi im, duhet të mbrojmë këdo, i cili anëtar apo anëtar I PS, i emëruar apo zgjedhur, është vënë në bankën e të akuzuarve nga Berisha kot me kot, pa akuzë dhe ndahemi kur faktet na vënë përballë realitetit që ne nuk e pranojmë. Askush nga ne s’mbron kërkënd që ka problem me drejtësinë, por askush nuk vihet në bankën e të akuzuarve të opozitës që e ka kthyer modë akuzën ndaj kundërshtarit”, ka thënë Tahiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY