Presidenti Nishani, takim i papritur me drejtuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje”

Presidenti Nishani, takim i papritur me drejtuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje”

59
0
Shares

Presidenti i Republikës, Nishani priti sot dhe zhvilloi një takim me Kryetarin e Lëvizjes “Vetëvendosje” Visar Ymeri dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti.

Ky është një nga takimet e rralla të Presidentit me kornete politike radikale në Kosovë. Kreu i Shtetit shqiptar çmoi kontributin dhe rolin e Lëvizjes ‘Vetëvendosje” në zhvillimet politike të Kosovës si dhe në konsolidimin e institucioneve demokratike funksionale të shtetit më të ri në Ballkan.

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje” zoti Ymeri dhe deputeti i saj, zoti Kurti ndanë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë këndvështrimet e tyre dhe të forcës politike që përfaqësojnë mbi zhvillimet aktuale dhe situatën politike në Kosovë.

Presidenti Nishani ritheksoi qëndrimin se çështjet me rëndësi madhore për të ardhmen e Kosovës, duhet të zgjidhen me maturi e urtësi politike, në qasje të plotë ligjore dhe në mbrojtje të interesave të shtetit të Kosovës, thuhet në njoftimin e Presidencës për këtë takim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY