Vlorë, policia asgjëson 1.180 rrënjë bimë narkotike kanabis në fshatrat Qeparo dhe...

Vlorë, policia asgjëson 1.180 rrënjë bimë narkotike kanabis në fshatrat Qeparo dhe Mazha

122
0
Shares

Policia ka zbuluar dhe asgjësuar në total, rreth 1.180 rrënjë bimë narkotike “Cannabis sattiva”, të mbjella nëpër pyje si dhe nëpër pjesë toke të rrethuara pa pronar, në fshatrat Qeparo dhe Mazhar të Vlorës. Lartësia e tyre varionte nga 20 cm deri në 40 cm, të cilat Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Policia ka arrestuar në flagrancë 1 person për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”, të quajtur:

Grisel Mema, 21 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në rrugën “Transballkanike” duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” me targë TR6098K, pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY