Momenti kur transferohesh në një shtëpi të re duhet të jetë emocionues, por për një çift të ri nuk ka qenë aspak kështu, përkundrazi.
Një çift që kishte blerë një shtëpi në Bronx, Nju-Jork, ka pasur një surprizë jo shumë të këndshme kur është transferuar aty. Emrat e dy personave nuk janë bërë të ditur, por historia e tyre nuk është aspak e bukur.
Kur kanë shkuar në shtëpinë e re ata kanë ndjerë një erë të keqe. Sipas medieve vendase, çifti ka kontrolluar banesën dhe në dollapin e rrobave kanë gjetur një njeri të vdekur, i cili ishte në një gjendje të tmerrshme dhe të frikshme. Madje, ata kanë gjetur edhe një shënim të vrasësit, ku lexohej: “Më falni për erën e keqe”.
Sipas “Neë York Daily Neës”, pronari i shtëpisë e ka shitur atë dhe nukm kishte djeni për atë që ndodhej brendqa saj. Prej kohesh në këtë shtëpi nuk kishte jetuar as edhe një qiraxhi. Bëhet e ditur se viktima është Sideny Harris, 64 vjeç. Ai është vrarë dhe më pas vendosur në dollapin e rrobave. Ndërsa fqinjët janë shprehur: “Ne mendonin se ai ishte në spital”. Policia amerikane ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/