PËRGJIMI I MINISTRIT/Saimir Tahiri kërkoi shkarkimin e zëvëndësministrit të LSI

PËRGJIMI I MINISTRIT/Saimir Tahiri kërkoi shkarkimin e zëvëndësministrit të LSI

67
0
Shares

Ministri Saimir Tahiri ka akuzuar menjëherë zëvëndësin e tij, zëvëndësministrin e LSI-së, për përgjim fill pasi gjeti cimkën në zyrë.

Të paktën ky është informacioni më i fundit që ka shpërndarë Berisha, i cili bëri publike dhjetë ditë më parë gjetjen e cimkës.

“Me dt 18 maj, diten qe Saje gjeti çimken ne zyre, menjehere akuzoi Ilir Markon si autorin e pergjimit te tij dhe

-Dergoj skuader policesh me dy makina dhe e moren thuajse menjehere ne nje lokal duke i thene se zyra jote po tymon

-Pasi Iliri hapi zyren, çunat e krimit menjehere rrethuan zyren e tij me shirit “zone krimi” dhe filluan bastisjen qe zgjati 24 ore duke hedhur cdo gje ne toke, madje edhe suvane per te gjetur aparatin marres te videos se trasmetuar nga zyra, por nuk gjeten asgje ne zyren e Markos.

-Nderkohe Saje qorri takon Ilir Meten dhe i thote se Ilir Marko i ka bere atij pergjimin ndaj dhe i kerkon largimin e tij te menjehershem nga detyra

-Meta i thote me sill prova qe une te vendos perndryshe ai do qendroje ne detyre per sa kohe te vazhdoje koalicioni.

– Saje qorri de facto shkarkon Ilir Markon, informon shtypin se eshte denuar si nje hajdut ordiner makinash dhe i nderpret pjesmarrjen ne çdo aktivitet publik si dhe e vendos ne survejim te plote. Keshtu qe te gjithe ata qe mund te ftojne Markon per kafe duhet ta dine se ai eshte ne survejim dhe pergjim te gjithanshem!

-Dje, pra pas dy javesh manipulimi dhe fshirjesh te çimkes, Saje qorri nisi ne prokurori per ndjekje penale jo Ilir Markon sepse ka frike se i nxjerr videon, por autorin anonimin te pergjimit. Ai e beri kete sa per te lare duart se gjoja nuk ka frike se eshte fillmuar cullak etj.

Por nga ana tjeter ai, si te thuash tallet me prokurorine, vete e fsheh autorin e pergjimit, prokuroreve ju thote gjejeni ju se kush me pergjoi?!”, shkruan Berisha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY