Marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare në rajon janë në një fazë historike të thelluara në të gjitha fushat, por që ka ende për të bërë.
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që po zhvillohet në Prishtinë. Rama veçoi bashkëpunimin në energjitikë, shkëmbime tregtare, bujqësi dhe kulturë.
“Linja e interkonjesionit Shqipëri-Kosovë përfundon javën tjetër. Prioritet është lidhja e Kosovës përmes territorit të Shqipërisë. Në dy vjet kemi ngritur treg të përbashket bujqësor dhe kemi bërë njehsim standardesh. Kalendari i përbashkët kulturor tashmë është një realitet dhe kemi konkretizuar marrëveshjen në polici e turizëm”, tha Rama.
Si shenjë e forcimit të bashkëpunimit, Rama veçoi rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, që për herë të parë ka prekur 200 mln euro, ndërsa tha se janë duke u ndërmarrë hapa konkrete për hapjen e një pike doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.
““Marrëveshja që do të nënshkruajmë sot për hetimin e përbashkët doganor dhe tatimor, si dhe ajo për partneritetin kufitar, koordinon përpjekjet tona për të formalizuar dhe integruar ekonomitë tona. Hapat e mëtejshëm që po hedhim për të krijuar një pikë doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, për të harmonizuar akcizat, unifikuar çmimet e referencave për transportet, si dhe për të krijuar korridorin e gjelbër për eksport-importin e produkteve sezonale bujqësore, padyshim, do t’i japin një hov të ri bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve tona. Të konsolidojmë themelet e një hapësire mbarëkombëtare në rajon”, u shpreh ai.
Por nderkaq te dhenat per shkembimet tregtare flasin per zhvillim te tregtise se skrapit me shume se cdo mall tjeter.
Rama apeloi për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet t’u njihen të drejtat si minoritet, ashtu siç u njihen minoriteteve në Kosovë dhe Serbi”, tha ai.
Sa i takon Maqedonisë, Rama përsëriti qëndrimin se dy vendet mbështesin rrugën e integrimit të saj, por kërkoi që të zbatohen të drejtat e shqiptarëve atje.
Ministrat kanë nënshkruar marrëveshjet të cilat janë:
– për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së testimit/kalibrimit të Tahografit të Mjeteve Rrugore,
– për bashkëpunim në mes të autoriteteve tatimore dhe doganore të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore
– për krijimin e Qendrës së Përbashkët Trajnuese
– marreveshje per bashkëpunim për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave ne fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik,
– marrëveshja për bashkëpunimin ndërkufitar,
– marrëveshje në fushën e mjedisit
– memorandum ndërmjet Ministrisë Ekonomise së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë se Shqipërisë.tch, droni
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/