Flakët e zjarrit kanë përfshirë një automjet në lagjen 13 të qytetit të Durrësit mbrëmjen e kaluar. Pamjet ekskluzive të ardhura në redaksinë e JoQ.al tregojnë një automjet të përfshirë nga zjarri, ndërsa qytetarët raportojnë se bëhet fjalë për makinën e Natasha Paços.
Automjeti tip “Benz” C Class ndodhej i parkuar poshtë pallatit ku jeton Paço me familjen e saj. Zjarrfikëses iu desh pak punë për të shuar zjarrin, për shkak të vështirësisë për të hyrë në zonë, por që fatmirësisht nuk pati pasoja.
Natasha Paço është Drejtoresha e Fondit të Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor në bashkinë e Durrësit. Ajo nuk ka dalë nga banesa për të parë se çfarë ndodhi me automjetin, ndërsa pasi janë shuar flakët ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka shkuar në vendngjarje.
Deri më tani nuk dihet nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo rastësor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/