Një person është plagosur sot me armë zjarri gjatë një sherri të çastit me një 28-vjeçar. Sipas policisë, i plagosuri është 25-vjeçari me iniciale R.Gj, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori Gazmend Peposhi nxorri armën dhe qëlloi 25-vjeçarin, e më pas u largua me një makinë që e grabiti nën kërcënimin e armës. Ai u arrestua disa orë më vonë nga uniformat blu. Sipas hetimeve, autori kishte lënë makinën në servisin e të plagosurit për ta rregulluar.
Shkak i ngjarjes është bërë një konflikt për rregullimin e makinës së autorit, pasi ky i fundit kishte shfaqur pakënaqësi nga puna e mekanikut 25-vjeçar.
Mekanizmi i ngjarjes
Peposhi ka shkuar në servisin e shtetasit R.Gj. ku pas një konflikti çasti, e ka plagosur në këmbë me armë zjarri. Në vijim, nën kërcënimin e armës i ka marë makinën një klienti i ndodhur në ato momente në servis dhe është larguar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivat e Policisë, duke bërë të mundur mbledhjen e provave, identifikimin e autorit dhe u vunë në ndjekje të tij. Policia arrestoi autorin në Kamëz, i cili kishte planifikuar që të fshihej në Fushë-Arrëz.
Uniformat blu gjetën makinën tip Audi me targa AA 915 AG, me të cilën ishte larguar autori nga vendngjarja, e braktisur në Shenavlash. U sekuestruan gjithashtu pistoleta e plagosjes dhe 7 fishekë. Peposhi është person me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/