”Resorti i Gjilekës është i Olsit dhe Ramës“

”Resorti i Gjilekës është i Olsit dhe Ramës“

71
0
Shares

Resorti që pritet të nisë nga ndërtimi në Gjilekë është i Olsit dhe Ramës dhe jo i Carapulit sic shkruhet në lejen e ndërtimit, deklaron ish-Kryeministri Berisha.

“Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama, me vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit numër 7 të datës 7 mars 2014 dhe firmën e tij dhe ministres Gjermeni ka miratuar projektin e nje resorti te madh në fshatin Gjilekë, Dhërmi të bashkisë së Himarës. Lejen formalisht e firmosi per famozin Pandi Carapuli, ndertuesi i sarajeve te Surrelit por ne Keshillin Kombetar te Territorit te gjithe e dinin si driten e diellit se resorti turistik eshte i Edvin dhe Olsi Rames. Kurse Pandi Carapulit i eshte premtuar nje perqindje e vogel si shperblim per ndertimin e tij dhe leje te tjera ndertimi njelloj si per sarajet e Surrelit. Sipërfaqja e resortit është 19 mijë e 100 metra katror, ku 3873 metra janë sipërfaqe ndërtimi.

Janë parashikuar 6 lloje vilash 1, 2 dhe 3-katëshe, një bar-restorant, një pontil druri per jahtin e Rames një pishinë e hapur, godinë për administratën dhe garden, kabinë për oficerin e rojes, një impiant për trajtimin e ujërave të zeza dhe kabina e transformatorit elektrik.

Do të ketë parkime mbi tokë dhe nëntokë.

Sistemimin e infrastrukturës për sjelljen e energjisë elektrike do ta marrë persiper OSSHEE!”, shkruan Berisha/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY