Edhe pse kishin 3 vjet që ishin ndarë, pas një takimi të rastësishëm ata përfundojnë sërish në shtrat së bashku. Djali i tregon vajzës se tashmë ishte vetëm dhe se e kishte marrë malli për të dhe dëshironte që ta nisnin edhe një herë nga fillimi. Por ajo zbulojë të tjera detaje nga kjo histori që e turbulloi sërish…
Ja çfarë i ka treguar psikologes së ‘The Sun’:
Letra e vajzës
“Takova pas tre vitesh ish¬të dashurin tim dhe përfunduam duke bërë seks. Ky takim u duk si një dritë jeshile për lidhjen tonë por…jo! Historia jonë nisi kur unë isha në universitet dhe isha vetëm 19 vjeçe e ndërsa ai ishte 30 vjeç. Miqtë e mi më thoshin që të mos e vazhdoja sepse diferenca e moshës ishte e madhe dhe për më tepër ai kishte një tip fare të papjekur. Dhe këtu qëndronte çelësi… unë isha shumë e pjekur për moshën që kisha ndërsa ai ishte e kundërta e kësaj, e kështu mundohesha që ta balancoja lidhjen.
Por pas një viti lidhje, vendosa që të shkëputem prej tij pasi ai filloj të bëhej shumë xheloz dhe shumë i fiksuar. Nuk dilja dot në një kafe me shoqet pa më dhënë ai leje dhe pa e ditur se ku jam. Edhe pse u ndamë ai vazhdonte të më shkruante dhe takoheshim herë pas herë dhe flinim bashkë. U shkëputëm pasi unë u lidha me të dashurin tim të ri. Pas kësaj edhe ai u lidh me një tjetër, (unë tani jam 25 vjeçe). Para disa ditësh porosita për të ngrënë në një restorant ku ai punonte dhe aty u takuam sërish.
Ai më pyeti si isha dhe më pas tha se e kishte marrë malli. Pasi e pyeta nëse ishte më në lidhje ai më tha se ishin ndarë. Më ftoi në darkë për një pije dhe unë shkova…më pas shkuam tek shtëpia e tij dhe nisi të më puthte dhe të më zgjonte kujtimet. Atë natë bëmë seks dhe ishte çdo gjë shumë e bukur. Ditën tjetër më dërgon një mesazh dhe më thotë që nuk ishte ndarë e se madje do të ikte me pushime me të. Nuk di çfarë të mendoj…nëse do ta dija që ishte i lidhur nuk do të bëja seks atë natë. Jam shumë konfuze”.
Përgjigjia e Psikologes
Ti duhet ti rrikthehesh jetës tënde dhe lidhjes tënde. Juve kini qen bashke jeni rikthyer dhe nuk ka funksionuar. Jepi fund aventurave me ish te dashrin dhe shiko jetën tende.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/