Por krateri Batagaika, që u shfaq për herë të parë para 25 viteve, është gjithashtu një shenjë e shkallës në të cilën bota është duke u ngrohur. Shkrirja e sipërfaqeve të akullta të tokës përfaqëson një nga shqetësimet më të mëdha të njerëzimit, sepse ato përmbajnë sasi të madhe të metanit, një gaz shumë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit. Ka gjasa që planeti të përjetojë një skenar të tmerrshëm që është vështirë për t’u përshkruar.
Profesori Julian Murton, një gjeolog në Universitetin e Sussex-it, sapo është kthyer nga një udhëtim në këtë krater që shkoi për t’i studiuar shkëmbinjtë e tij, të cilët ofrojnë një burim të ri të informacionit gjeologjik që potencialisht daton që 200,000 vjet.
Kjo përfshin edhe herën e fundit që Toka ka qenë më e ngrohtë se tani. Profesori Murton tha: “Batagaika ofron një pamje të asaj se çfarë ndodhi në të kaluarën dhe çfarë do të ndodh në të ardhmen”. Megjithatë, ai tha se do të duhet shumë kohë para se Siberia të fillojë të shkrihet në mënyrë dramatike. Vendi përjeton ende temperatura të ulëta deri në -68 gradë C.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/