Prokuroria policisë: Hiqni dorë nga Vladimir Gjuta, gjeni tritolvënësit e babait të...

Prokuroria policisë: Hiqni dorë nga Vladimir Gjuta, gjeni tritolvënësit e babait të ministrit tuaj

178
0
Shares

Prokuroria ka vendosur të mospranojë ankimimin e bërë nga policia e shtetit për Vladimir Gjutën dhe persona e tjerë si të dyshuar se ishin autorët e vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të Saimir Tahirit. Blutë i kërkuan organit të akuzës që të verifikojë dhe njëherë vendimin e pushimit të Prokurorisë për Krimet e Rënda për këtë dosje,por Prokuroria nuk e ka pranuar pasi nuk ka asnjë provë që e akuzon Vladimir Gjutën për përfshirjen e tij në tritolvënen e Bashkim Tahirit, babait të ministrti të Brendshëm.

Pas kqyrjes Drejtoria e Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme nuk ka gjetur mangësi në hetim dhe për këtë arsye ka vendosur të mospranojë ankimin e policies, duke e mbyllur çështjen. Prokuroria rrëzon për herë të dytë policinë për rastin Gjuta duke qënë se Krimet e Rënda pushuan çështjen për mungesë provash dhe motivesh. Pavarësisht se gjatë procesit të hetimit u kryen një serë veprimesh në bashkëpunim edhe me agjensitë e huaja nuk u vërtetua përfshirja e Vadimir Gjutës dhe Baftjar Brukës në ngjarjes e Shkurtit të 2015. Hetuesit nuk zbuluan as motiv se përse këta shtetas do të kryenin këto vepra penale. Zbulimi i autorëve të këtyre ngjarjeve kthehet në pikën zero, pasi nuk ka asnjë person të dyshuar për to.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY