Elvis Rroshi dorëhiqet nga dorëheqja, por dilema mbetet

Elvis Rroshi dorëhiqet nga dorëheqja, por dilema mbetet

52
0
Shares

Deklarata e njëdite më parë e Elvis Rroshit, i cili përmes një postimi në Facebook ku tha se do të tërhiqte dorëheqjen e dhënë po përmes rrjeteve sociale 3 ditë më parë, ka ngritur shumë pikëpyetje. Ligji për Pushtetit Lokal parashikon se në rast të dorëheqjes, Kryetari i Bashkisë ia dorëzon atë Këshillit Bashkiak. Ky i fundit, pasi merr në shqyrtim dhe vendos për këtë akt dorëheqje, bën me dije Prefektin e Qarkut dhe Kryeministrin, i cili më pas firmos urdhërin e largimit.

Por ndërsa procedura është shumë e qartë, ajo që ka ngjallur paqartësi dhe nuk pohohet nga askush, është nëse Elvis Rroshi, Kryebashkiaku i Kavajës e ka dorëzuar dorëheqjen e tij në mënyrë zyrtarepranë Këshillit Bashkiak të kësaj Bashkie, apo thjeshtë bëri një deklarate publike në rrjetet publike, nformon tv Klan. I vetmi fakt i sigurtë, që pranohet nga Drejtoria e Komunikimit e Kryeministrit Rama është se letra e dorëheqjes së Elvis Rroshit nuk i ka mbërritur kreut të qeverisë, kjo është mesa duket dhe arsyeja përse Kryeministri nuk na dha asnjë përgjigje, kur e pyetëm nëse do ta firmosur apo jo dorëheqjen e Kryebashkiakut të Kavajës. Arsyeja përse Rroshi deklaroi në datën 31, se do të jepte dorëheqjen nga detyra e Kryebashkiakut ishte një dokument i ardhur me kërkesë të tij nga shteti italian, ku për habinë e Elvis Rroshit thuhej se ai rezultonte i dënuar në këtë shtet nga Gjykata e Minorenëve, pas përfshirjes në një përdhunim nëgrup kur ishte 16 – vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY