Prokuroria qarkore për kultivimin e kanabisit: Po jeshilon në të gjithë vendin

Prokuroria qarkore për kultivimin e kanabisit: Po jeshilon në të gjithë vendin

48
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme ka shpërndarë një qarkore në prokuroritë e rretheve ku ngre shqetësimin për kultivimin e kanabisit. Burimet thanë se prokuroria edhe pse vlerëson punën e organeve ligjzbatuese në luftën kundër këtij fenomeni, vë re me shqetësim se tendenca për kultivimin e drogës është shtrirë në të gjithë vendin.
Burimet thanë se në qarkore nënvizohet se në pjesën më të madhe të rasteve, kultivuesit e bimëve narkotike kanë shfrytëzuar sipërfaqe toke që janë në pronësi publike apo të ish-komunave, kryesisht pyje e kullota apo pranë burimeve të ujit dhe larg qendrave të banuara.
Burimet thonë se në qarkore nënvizohet se kohët e fundit është vërejtur tendenca e kultivimit të bimëve edhe në ambiente të mbyllura si tunele magazina dhe ndërtesa të vjetra apo edhe serra ku për rritjen e drogës përdoret energjia elektrike, ndërkohë vetëm në orët e fundit policia e Tiranës dhe e Gjirokastrës njoftuan për shkatërrimin e 7 100 rrënjëve kanabis sativa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY