Basha: Ky është çmimi i energjisë elektrike kur të rrëzojmë Ramën

Basha: Ky është çmimi i energjisë elektrike kur të rrëzojmë Ramën

57
0
Shares

“Për të ulur çmimin e energjisë në 7.7 lekë për këh për konsumatorin dhe 9.7 për biznesin fatura e buxhetit është 70 milionë dollarë”, tha Lulzim Basha, kreu i PD-së gjatë një takimi në Lezhë. “Qeveria shpërdoron vetëm në një vit 80 milionë dollarë për zyra, orendi dhe luks; 200 milionë dollarë për skemat korruptive të check-up-it dhe sterilizimit”, tha ai.

Basha po ashtu deklaroi se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet kryesor i demokratëve. Lulzim Basha është i vendosur të bëjë gjithçka për t’ia arritur kësaj duke nisur me sanksionimin në reformën zgjedhore të votimit biometrik dhe elektronik. “Do të përpiqem patjetër të gjej gjuhën e përbashkët me kundërshtarin politik, por vetëm sipas standardeve europiane: Për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje elektronike, numërim elektronik, dhe një drejtësi të pakapur nga Koço Kokëdhima, nga Emiliano Shullazi, nga Habilajt”.

Lulzim Basha u ka bërë dhe një premtim të rinjve nga Lezha. Sa më të mirë të jenë kandidatët aq më lart do të renditen në listën e kandidatëve, premtoi zoti Basha.

“Në qoftë se kandidatët që ju do të zgjidhni me votë të lirë dhe të ndershme sipas gjykimit tuaj e me sa më pak ndikime të jashtë, mundësisht me zero ndikime të jashtme përveç gjykimit juaj; pasi t’i dëgjoni mirë e mirë e të bindeni për integritetin e tyre, për forcën e tyre, për kurajon e tyre; Për luajalitetin e tyre në radhë të parë ndaj interesave tuaja, dhe sigurisht ndaj interesave të opozitës, Partisë Demokratike sot e të qeverisjes tonë nesër,sa më të mirë t’i zgjidhni aq më lart, ju jap fjalën, do t’i rendisim në listën fituese të deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë”.

Në takimet me fermerët në Rraboshtë dhe Zejmen zoti Basha u njoh me mungesën e subvencioneve dhe investimeve në bujqësi. 150 milionë euro, theksoi kreu i demokratëve do të akordohen në buxhetin e bujqësisë që në vitin e parë të qeverisjes. 100 milionë euro do të shkojnë drejtpërdrejt për subvencione për fermerët, blegtorët dhe peshkatarët.

Fermer: Në të drejtë të Zotit tri gjana kena qef në mujsh me na i hjek prej fytit. Për energjinë 120 lekë/kë ardh shpirti me na dal është. Ato taksa me na i këqyr një fije edhe me bashkëpunu sa më shumë e tanë bashkë në mujshim me ja thye qafën.

Fermer: Në çdo komunë ka pas përfaqësues Drejtoria e Bujqësisë, agronom të vetin. Nga viti 2013 as nuk shihet kund se ku është as agronom, as veteriner të Drejtorisë së Bujqësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY