2 pyetje për Ramën nga Alibeaj

2 pyetje për Ramën nga Alibeaj

62
0
Shares

Edi Rama një ditë thotë që dekriminalizimi funksionon, por të nesërmen thotë se nuk e njeh dekriminalizimin. Këtë qëndrim ka mbajtur ai përmes zëdhënësit zyrtar që ka për këtë fushë, Elvis Rroshi, theksohet në deklaratën e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj.

“Kur doli në publik fakti se kishte dënim në Itali për përdhunim në grup, Rroshi njoftoi dorëheqjen dhe Edi Rama nxori kokën pasditen e 31 majit duke e quajtur të përfunduar shërbimin e kryetarit të tij në Kavajë.​

Por 3 ditë më pas, me gojën e Elvis Rroshit, Edi Rama tha se nuk e njeh dekriminalizimin, dhe i hapi rrugën të dënuarit për përdhunim që të rikthehet në detyrë.

Cilin Edi Ramë duhet të besojnë qytetarët, atë që thotë shërbimi i Rroshit përfundoi, apo atë që thotë Rroshi të rikthehet në detyrë.

Ky është një problem më i madh, nuk është lojë kungulleshash. Ka të bëjë me ligjin, me të vetmen reformë të suksesshme në këto 3 vite që është dekriminalizimi.

E pyesim sot publikisht Edi Ramën.

A i qendron deklaratës së 31 majit, ku ka shpallur të përfunduar shërbimin e Rroshit?

Apo i qendron deklaratës së 3 qershorit ku ka njoftuar rikthimin e Roshit?

Ta thotë publikisht, është me dekriminalizimin, apo me krimin?

Eshtë me ligjin, apo me përdhunuesin?

Eshtë me qytetarët apo me trafikantin?

Ta thotë sot, publikisht dhe me akte.

Sa më shumë vonon shkarkimin e Rroshit dhe dorëzimin e tij para drejtësisë, aq më shumë i bind qytetarët se zgjedhja e tij është e palëkundur, se zgjedhja e tij është krimi, inkriminimi, trafikantët, tutorët, vrasësit”, tha Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY