Oerd Bylykbashi, çfarë thotë negaciatori i Bashës për takimin

Oerd Bylykbashi, çfarë thotë negaciatori i Bashës për takimin

102
0
Shares

Negociatori kryesor i Bashës për takimin që pritet të mbahet të hënën mes Kryetarit të PD dhe Kryeministrit, Oerd Bylykbashi ka gjetur kohën të shpjegojë për një moment se për cfarë reforme bëhet fjalë. Mjafton këto të dhëna për të msuar edhe më mirë rreth qëndrimit të opozitës në takim lidhur me ndërtesën e rëndë të institucioneve të drejtësisë ku ka vetëm 600 gjyqtarë dhe prokurorë.

Ja cfarë thotë Bylykbashi:

“A e dini se sa antare do te kene 14 organet e larta te sistemit qe propozon dhe mbron me batuta te painformuara Kryeministri?

Pergjigje: 77-80 antare. Pra me shume se gjysma e parlamentit. Te gjithe keta do te paguhen me rroga me te larta se te deputeteve. Sa do te na kushtoje ky sistem i rende e kompleks siç e damkos Komisioni i Venecias?

Per te gjithe keta do te na duhet te kemi se paku 160 kandidate te nivelit me te larte, me integritet profesional e moral, te pakorruptuar, me eksperience 15 vite. Komisioni i Venecias kritikoi sistemin e komplikuar edhe sepse Shqiperia nuk ka burime te mjaftueshme njerezore me kualitete te larta.

Se paku gjysma e tyre do zgjidhet nga parlamenti. A mendoni se kjo e ul apo e rrit politizimin dhe kapjen e sistemit te drejtesise?

Si mendoni, do te jete e thjeshte t’i gjejme kaq shume njerez qe detyre kryesore do te kene te ruajne e balancojne njeri-tjetrin ne maje te sistemit te drejtesise dhe jo te japin drejtesi drejt perdrejt per qytetaret? Kujtese: keta 80 funksionare do jene “qeveritaret” e sistemit te drejtesise, sepse gjyqtaret dhe prokuroret do te jene 600 persona te tjere te pakorruptuar qe duhen gjendur ende.

Kujtese nga Quiz 1: organet qe propozon qeveria jane KLGj, KLP, GjK, GjL, GjLA, KED, ILD, TDD, PP, GjPA, PPA, BKH, KPK, KPpGjK

Zgjidhja jone e thjeshtuar, funksionale, transparente, pa korrupsion, korporatizem dhe e pakapshme nga politika permban gjysmen e ketyre institucioneve me rreth 50 funksionare, pra me pak e kushtueshme. Ne sugjerojme model europian te provuar, qeveria sugjeron nje sistem qe modelin e gjen ne askund! Do vazhdojme me eksperimente me kete vend?”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY