Eduart Ndocaj, deputeti “Kaubojs”, paralajmëron krijimin e një partie të re. Paralajmërimin e ka bërë në rrjetet sociale, ndërsa në funksion të kësaj ai ka pasur një diskutim me shoqatat shqiptare në Itali.
Sipas njoftimit të vetë Ndocajt, mësohet se “ky takim erdhi pasi vizitës së fundit të Ministrit Bushati në Romë, i cili shoqatat shqiptare dhe emigrantët i censurojë duke mos i lënë që të bënin pyetje e po ashtu edhe përbuzi duke mos pranuar propozimet e tyre”.
Takimi i deputetit Ndocaj u fokusua te çështjet e emigracionit si dhe po ashtu duke parë indiferentizmin e Politikës dhe të shumicës për të bërë hapa konkretë në lidhje me të drejtën e votës, u diskutua edhe mundësia e krijimit të një partie politike, gjithëpërfshirëse.
Për Ndocajn “krijimi i një forcë të re politike është një iniciativë serioze duke parë që realiteti i sotëm politik është i konsumuar në skandale dhe në ngjarje që çdo ditë e më shumë e rëndësinë Shqipëri në një vend me një të ardhme të pasigurt”.





