“Hija” e Ilir Metës do të jetë prezentë sot, ndërsa Edi Rama dhe Lulzim Basha do të takohen sot në një nga zyrat e katit të dytë të Pallatit të Kongreseve në një përpjekje për të arritur konsensusin për miratimin e reformës në Drejtësi.
Ndërsa mësohet se Lulzim Basha do të jetë i shoqëruar në këtë takim me Oerd Bylykbashin dhe Edi Palokën, Edi Rama do të jetë në krah të Fatmir Xhafaj.
Por në këtë takim, mësohet se do të jetë prezentë edhe “hija” e Ilir Metës, kreu i LSI-së, i cili do të ketë përfaqësuesin e tij në këtë takim. Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së do të jetë sot në tryezën e negociatave.





