ZËRI I AMERIKËS/ Opozita, “po” propozimit të Hoyt Yee, Rama i thotë...

ZËRI I AMERIKËS/ Opozita, “po” propozimit të Hoyt Yee, Rama i thotë :jo” planit “McAllister +”

114
0
Shares

Në Shqipëri opozita deklaroi se ajo ka pranuar plotësisht propozimin e integruar të propozuar dy ditë më parë nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee, në përpjekje për të kapërcyar kriznë politike në vend duke mundësuar përfshirjen e partive opozitare në procesin zgjedhor. Kryetari demokrat Lulzim Basha ju drejtua sot me një letër të shkurtër kryeministrit Rama duke kërkuar që dhe shumica ta pranojë pa kushte. E majta duket se refuzon ndryshimin e datës së zgjedhjeve e cila sipas së ashtuquajturës Paketa McAllister, mund të jetë më 16 korrik.

Siç saktëson dhe një deklaratë e koalicionit opozitar, përgjigja për zotin Hoyt Yee, duhej të ishte vetëm një ‘PO’ ose një ‘JO’, dhe se çdo propozim shtesë do të konsiderohej refuzim. Opozita deklaron se ka thënë ‘PO’, përfshirë dhe votën për Vettingun. “Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga zoti Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t’u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës”, thekson deklarata e koalicionit opozitar, duke shtuar se “tani është koha që Zoti Rama të thotë ‘PO’, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm”.

Sipas burimeve, e majta duket se nuk është dakort me shtyrjen e datës së zgjedhjeve e cila sipas “Paketës McAllister” mund të jetë 16 korriku. Në një deklaratë të sajën Partia socialiste akuzoi opozitën për “abuzime mediatike në një proces serioz dhe delikat për të kthyer Partinë Demokratike në rrugën e arsyes”, theksohet në tekst, ndërsa më pas shton se PS është angazhuar për arritjen e një rezultatati pozitiv që sipas saj do të thotë “garanci si asnjëherë për opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit, në respekt të kushtetutës dhe ligjit”.

Në një letër dërguar kryeministrit, zoti Basha rithekson pranimin e propozimit të integruar të paraqitur nga zoti Hoyt Yee dhe i bën thirrje atij që të konfirmojë publikisht “pranimin pa kushte të propozimit amerikan”. Kryeministri është përgjigjur shkurtimisht përmes një postimi në Tëitter, duke I kërkuar kreut të opozitës që të lerë letrat publike dhe të fokusohet te oferta që ka në tryezë.

Fjala e fundit mesa duket nuk është thënë ende. Ambasadori amerikan Donald Lu pati sot një takim gati dy orësh me zotin Basha, ndërsa menjëherë më pas takoi për afër 20 minuta kryeministrin Rama. Në mbrëmje, me nismën e dy partive opozitare, Partisë Republikane dhe Partisë Agrare Ambientaliste, është thirrur një tryezë e krerëve të forcave politike. Kreu demokrat Basha mësohet se ka konfirmuar pjesmarrjen, ndërsa nga kampi i shumicës nuk parashikohet prania e kryeministrit Rama, ndërkohë që dy aleatët e tij, kreu i LSI-së Petrit Vasili dhe i PDIU-së Shpëtim Idrizi do të jenë në takim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY