Specialistët e KrimIt në Korçë, kapën në flagrancë Leonard Mici, 48 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi dje , në lagjen nr 9 në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, ky person ka goditur me sende të forta dhe grushta Gj. P., 56 vjeç, banues në Rrëshen-Mirditë, duke i shkaktuar këtij plagosje të lehtë.
Gj. P., ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/