Policia gjen 168 rrënjë kanabis sativa të mbjella në mal dhe shpall në kërkim një kryeplak fshati.
Ky është rezultati i një aksioni policor në Malësinë e Madhe të kryer nga gjatë ditës së djeshme.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në vendin e quajtur “Stanet e Draganit” në një faqe mali të pyllëzuar është konstatuar një parcelë e ndarë në formë brezaresh, në të cilën kishte të mbjella në tokë në shishe plastike me fundin e tyre të prerë gjithsej 168 fidanë të dyshuar narkotikë, cannabis sativa me lartësi nga 2 deri në 5 cm.
Në lidhje me këtë rast, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “moskallzim i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, D. D., 59 vjeç, banues në fshatin Ducaj, Malësi e Madhe, me detyrë Inspektor i shërbimit pyjor, Bashkia Malësi e Madhe.
Ndërkaq, janë shpallur në kërkim, Rr. P., 61 vjeç, banues në fshatin Xhaj, Malësi e Madhe, me detyrë Kryetar i fshatit Xhaj, për veprën penale “moskallëzim krimi”.
U kryen veprimet proceduriale dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/