Shkarkimi i Çakos, Manjani: Këto janë çështje të zbatimit të ligji, ligjërimi...

Shkarkimi i Çakos, Manjani: Këto janë çështje të zbatimit të ligji, ligjërimi politik nuk ndihmon

53
0
Shares

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nuk pranon të komentojë vendimin e Gjykatës së Tiranës për pezullimin nga detyra të kreut të policisë së shtetit, Haki Çako. Ligjërimi politik nuk do ti ndihmonte aspak për ecurinë e çështjes.

Në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë lëshuar sot thuhet: “Në përgjigje të interesit të medias lidhur me qëndrimin e Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani mbi vendimet e Gjykatës së Tiranës, përfshirë edhe atë për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z. Haki Çako, Ministri Manjani bën me dije se këto janë çështje të zbatimit të ligjit dhe nuk mund të komentohen nga ana e tij, sikurse edhe ligjërimi politik nuk do të ndihmonte aspak për ecurinë e çështjes.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY