“Rast i humbur”.
Kështu u cilësua nga Komisioni Europian takimi i djeshëm mes Ramës dhe Bashës.
E pyetur nga ABC News, zëdhënësja e KE-së, Maja Koçijançiç deklaroi se takimi i djeshëm midis kryeministrit dhe liderit të opozitës ishte vërtet një rast i humbur.
“Qëndrimi ynë për reformën nuk ka ndryshuar. Ne duam që reformë të aprovohet. Ne shpresojmë që kontaktet dhe bisedimet për këtë reformë të rifillojnë. Për ne është një reformë e rëndësishme dhe gjithçka që ka thënë komisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë mbetet e vlefshme”, deklaroi Kocijançiç.
Sipas saj, një reformë e thellë dhe gjithëpërfshirëse e gjyqësorit ka qenë një kërkesë e hershme e qytetarëve shqiptarë. Kocijançiç tha gjithashtu se kjo reformë është esenciale për hapin e ardhshëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Deklarata e zëdhënëses së KE-së, është edhe një “ndalje vrulli”, ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili dje, menjëherë pas dështimit të takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha, paralajmëroi dërgimin për miratim të kësaj reforme në Parlament.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/