Devoll, dënohet me 16 muaj burg ish-drejtori i Shëndetit Publik

Devoll, dënohet me 16 muaj burg ish-drejtori i Shëndetit Publik

62
0
Shares

Ish-drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Devoll është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.

Valent Nallbati u shpall fajtor për shpërdorim detyre, pasi bashkë me dy zyrtarë të tjerë të kësaj drejtorie kishin kryer një tender fiktiv për rikonstruksionin e goditës, punimet për të cilën ishin kryer në vitin 2011, ndërsa “dokumentet” e reja u bënë në vitin 2015.

Hetimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Korçës ka nisur hetimin pas një letre anonime të mbërritur në zyrën e saj, në të cilën kallëzohej fakti se nga ana e Drejtorit Rajonal po zhvillohej një procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit që ai drejton. Po ashtu, letërshkruesi anonim vinte në dijeni se drejtori kishte kryer disa pune ”dekorative” me shpenzimet e tij dhe për këtë arsye po zhvillonte një tender fiktiv, për të marrë pas paratë që kishte shpenzuar. Gjithnjë sipas kallëzimit, ishte paracaktuar edhe një kompani me qendër në Tiranë, e cila që do të fitonte tenderin.

Në kuadër të veprimeve verifikuese, Prokuroria e Korçës konstatoi se godina e Drejtorisë së Shëndetit Publik ishte rikonstruktuar në vitin 2011 dhe ndërkohë nuk po kryhej asnjë punim në të. Në vijim, u konsultua buletini i Prokurimit Publik, në të cilën u konstatua se ishte bërë procedura e tenderit për rikonstruksionin e godinës dhe ishte shpallur fitues kompania ”E….” shpk, me seli dytësore në Kamëz, Tiranë.

Vlera e tenderit për rikonstruksionin e godinës së Drejtorisë së Shëndetit Publik Devoll ishte parashikuar rreth 2.4 milionë lekë. Nga buletini i Prokurimit Publik rezulton se kompania ’E….” shpk ishte shpallur fitues me ofertën 1.7 milionë lekë, dukshëm nën koston e asaj që ishte parashikuar në dosjen e tenderit.

Në bazë të ligjit për ”Prokurimit Publik”, kompania fituese e tenderit duhej të ishte skualifikuar për ”ofertë anomalisht të ulët”. Por, nga ana e entit kontraktues kompania është shpallur fituese fillimisht. Gjithsesi, pas ankesave ndaj kësaj procedure prokurimi, enti prokurues, Drejtoria e Shëndetit Publik, ka anuluar procedurën.

Por, pavarësisht se është anuluar procedura, Prokuroria e Korçës vlerëson se nga ana e Drejtorit Rajonal, Valent Nallbati janë konsumuar elementët e veprave penale të ”fallsifikimit të dokumentave dhe ”Shpërdorimit të detyrës”. Kjo, për faktin se nga ana e zyrtarit janë kryer të gjitha procedurat fiktive për realizimin e prokurimit publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY