Selena Gomez dhe Neymar Jr në një lidhje?

Selena Gomez dhe Neymar Jr në një lidhje?

181
0
Shares

Selena Gomez mund të ketë mirëpritur një mashkull të ri në jetën e saj, dhe këtë herë ka dal pak nga parashikimet sepse nuk bëhet fjalë për një muzikant, por për vetë futbollistin Neymar Jr.

Këngëtarja dhe futbollisti janë kapur mat teksa dalin nga i njëjti hotel dhe i njëjti club nate në New York, aty ku Gomez po qëndronte për një koncert të turit të saj të ri. Por të presim një moment, në marrëdhënien e tyre, ka një problem e sidomos nëse është më shumë se shoqërore.

Problemi vetëm është Justin Bieber. Neymar është një nga miqtë më të mirë të këngëtarit dhe Gomez është dashuria e parë dhe e vërtetë e Justin. Nëse Selena dhe futbollisti kanë nisur një lidhje dashurie bashkë, atëherë është e sigurtë se Justin nuk do t`ja falte këtë asnjërit nga ata. Ai thjesht do të ndihej i tradhëtuar, sidomos nga shoku i tij.

Sidoqoftë këngëtarja dhe futbollisti ende nuk kanë dal publikisht e të pranojnë diçka për atë që thuhet se kanë krijuar. Selena që momentalisht është e angazhuar me turin e koncerteve në vende të ndryshme të Amerikës, thuhet se ka bëre një lëvizje të zgjuar. Ajo ka nisur të frekuentojë vende publike pranë Neymar në mënyrë që të heq vëmendjen nga fotot e publikuara pranë Orlando Bloom, që ende komentohen.

900_neymar_jr_spl1294139_002

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY