Vlorë, flet gruaja e dhunuar nga ish-burri: Pse më rrahu në mes...

Vlorë, flet gruaja e dhunuar nga ish-burri: Pse më rrahu në mes të rrugës

71
0
Shares

Marsela Caushaj është gruaja e cila u dhunua barbarisht në publik nga ish­bashkëshorti i saj teksa në krahë mbante edhe fëmijët. Ngjarja ndodhi në Vlorë. Dhe e gjitha u filmua nga qytetaret dhe u be publike në ineternet, ku edhe shkaktoi reagime te forta dhe sensibilizim te qytetareve. Ajo ka folur për mediat dhe është shprehur se nuk ishtë hera e parë që ish-bashkëshorti i saj bën veprime të tilla.

“Më kërcënoi duke më thënë “nuk do fillosh punë’, më tha “m’i jep fëmijët t’i mbaj unë”, është hera e dytë që më dhunon në publik. E kam kallëzuar dy herë në polici. Jemi të ndarë prej 3 vitesh, ai është i alkoolizuar. Kam kërkuar 3 herë urdhër mbrojtje. Doja të gjeja një punë të rrisja fëmijët. Sot do filloja punë të mbaja një grua të moshuar”, ka thënë për mediat Marsela. Pas videos që u bë publike, menjëherë ka reaguar policia e Vlorës. Mësohet se shtetasi që rreh gruan në rrugë, quhet Ilir Paja dhe është arrestuar nga policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY